Nga kabineti i kryeministrit izraelit Naftali Bennet të hënën është bërë e ditur fillimisht se biznesmeni izraelit Teddi Sagi ishte sulmuar për arsye të ndërlidhura me veprimtari kriminale, por mësuan se nuk ishte tentimi i vetëm i sulmit por cak i terrorizmit shtetëror nga Irani, transmeton Gazeta Metro.
Vrasja e planifikuar e biznesmenëve izraelit në Qipro ishte një komplot i Iranit me synim sulm ndaj Izraelit, ka thënë Kryeministrit i Izraelit, Naftali Bennet, të hënën.
Zyra e Bennet ka njoftuar se Teddy Sagi, biznesmeni që u raportua fillimisht të ketë qenë caku, nuk ishte caku, sipas zyrtarëve të sigurisë së Izraelit, Irani kishte tentuar të sulmonte disa biznesmenë izraelitë që veprojnë në Qipro.
Javën e kaluar portali qipriot i lajmeve Kathimerini ka zbuluar se një shtetas rus me prejardhje azere është arrestuar nën dyshimin se ka komplotuar për të vrarë një numër të biznesmenëve izraelitë që jetojnë në kryeqytetin qipriot, Nikozia.
Rasti ishte mbajtur fshehur për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare, sipas Kathimerini.
Së paku disa prej biznesmenëve që ishin cak thuhet se janë informuar për komplotin përmes agjentëve të inteligjencës dha kanë arritur të largohen nga Qipro në momentin e fundit.
Miliarderi izraelit Teddy Sagi, themeluesi i kompanive Palytech dhe SafeCharge, ishte njëri prej biznesmenëve të shpëtuar nga atentati pasi që autoritetet e sigurisë në Qipro i ka paralajmëruar për sulmin e planifikuar./gazetametro.net