Mediat e mbështetura nga Kompusi i Gardës Revulucionare (IRGC), të shpallur terroriste në Iran kanë raportuar se dy raketa iraniane goditën një anije luftarake amerikane pranë ishullit Jask, transmeton Gazeta Metro.
Madje raportuan se anija po lëvizte pranë Jask drejt Ngushticës së Hormuzit kur u shënjestrua, ku më pas sipas tyre anija luftarake nuk ishte në gjendje të vazhdonte rrugën e saj dhe u detyrua të kthehej prapa dhe të largohej nga zona.
Një gazetar nga media amerikane Axios thotë se një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar se një nga anijet e saj është goditur nga raketat iraniane.
Ende nuk ka ndonjë raportim zyrtar rreth asaj nëse regjimi terrorist iranian ka goditur anijen amerikane siç pretendojnë mediat atje./gazetametro.net