Loading…

Irani vendosin vajzën e kryespiunit të vdekur në skenë: Familjet e amerikanëve do t’i kalojnë ditët në pritje të vdekjes së fëmijëve të tyre

  • 29/05/2020 | 12:54

Irani vendosin vajzën e kryespiunit të vdekur në skenë: Familjet e amerikanëve do t’i kalojnë ditët në pritje të vdekjes së fëmijëve të tyre

Janë gati pesë muaj që prej se Presidenti Amerikan Trump tronditi botën kur autorizoi një sulm për vrasjen e kryespiunit e komandantit në hije Iranian, Qassem Soleimani që kishte nxitur disa të kritikojnë se kjo do të përshkallëzonte situatën deri në luftë. Cilat janë pasojat deri tani të këtyre paralajmërimeve të kritikëve? Vetëm se regjimi i ajetollahëve po kryen veprime edhe më patetike se më parë, transmeton Gazeta Metro.


Vendosja e të bijës së gjeneralit të vrarë, Zeinab Soleimani në një tubim të grupit terrorist Hezbollah në Bejrut të Libanit nga makina e propagandës iraniane të armatosur me pushkë me bajonetë të vënë duket edhe më dëshpëruese nga regjimi fanatik islamik.

Irani si përpjekje për të mbajtur relevante trashëgiminë e Soleimani, Teherani këtë vit me kujdes ështĽ përpjekur të rrisë profilin e vajzës së komandantit të vdekur. Zeinab Soleimani është njëra prej 5 fëmijëve të gjeneralit, dy vajza dhe tre djem, por ishte Zeinab që u vu para opinionit pas vdekjes së të atit.

Në fund të janarit, Zeinab u takua me liderin e grupit terrorist Hezbollah, Hassan Nasrallah në Bejrut dhe postoi në Twitter me titullin se “çerdhja e merimangave amerikane dhe zioniste do të shembet”. Madje ajo i ishte referuar Presidentit sirian Bashar Al-Assad dhe liderit të Houthi rebelëve në Jemen, Abdalmalek Houthi, si “xhaxhallarët” e saj.

Edhe pse të dërrmuar nga koronavirusi, nga e cila Irani e ka pësuar më së rëndi në Lindjen e Mesme, si dhe rrëzimi tragjik e i turpshëm- e pastaj fshehja e përgjegjësisë- e aeroplanit të kompanisë ukrainase me plot udhëtarë iranianë, Irani ka zgjedhur të shfaqet e fuqishme në mënyra tjera. Kjo duket si përpjekje e për të mos u dukur të brishtë nën presion duke provojnë të shfaqen krenar në qëndrueshmërinë e tyre derisa luajnë kartën e viktimës.

Sipas analistëve të shumtë të sigurisë megjithëse Irani bën zhurmë pritet që të ketë një heshtje. Një datë me rëndësi është 18 tetori 2020, kur embargo e armëve 2231 do të skadojë, e do të liroj Iranin të pranoj teknologji ushtarake të përparuar nga Rusia dhe Kina, që me padurim presin t’i qasen tregut iranian./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë