Loading…

Iranit ja ndalën diellin: Teherani në errësirë nga tymi i naftës që po digjet

  • 08/03/2026 | 13:20

Iranit ja ndalën diellin: Teherani në errësirë nga tymi i naftës që po digjet

Sulmet e njëpasnjëshme e të shumta nga SHBA’të dhe Izraeli në drejtim të Iranit, e kanë bërë ditën të mos dalloj nga nata, transmeton Gazeta Metro.


“Teheran në lindje të diellit sot. Por dielli është i fshehur pas një qielli të mbushur me tym. Pas një nate goditjesh intensive ndaj objektivave të naftës, re të dendura të zeza tani ulen mbi qytetin, duke e kthyer mëngjesin në diçka që ndjehet si nata”.

Asambleja e Ekspertëve pritet të zgjedhë Mojtada Khamenei si udhëheqës Suprem i Iranit sot. Të birin e ish-liderit Ali Khamenei. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dalë me deklaratë se do ta eliminojnë secilin pasues në postin e diktatorit.

Më herët këtë javë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte e papranueshme që Mojtaba Khamenei, djali i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, ta pasonte atë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bombarduar të shtunën mbrëma burime të konsiderueshme në rajonin e Teheranit, që paraqet një nivel tjetër të eskalimit të operacioneve të SHBA’së dhe Izraelit.

Eskalim i egër: Bombardohet industria e naftës së regjimit islamist në Iran

Sipas pamjeve të dala nga Irani është goditur direkt kompleksi industrial i naftës së Iranit që kontrollohet nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Ky shënjestrim i është konfirmuar mediave izraelite tashmë nga burime brenda IDF. Sipas raporteve të opozitës iraniane deri tani janë goditur rreth 30 caqe të industrisë së naftës në Iran. Të shtunën presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit dhe janë publikuar edhe pamje të bombarderëve më të sofistikuar amerikanë duke operuar mbi Iran./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë