Loading…

IRGC zgjodhën Mojtada Khamenei si kryeterroristin e regjimit iranian, nga qeveria kishte mospajtime

  • 08/03/2026 | 23:01

IRGC zgjodhën Mojtada Khamenei si kryeterroristin e regjimit iranian, nga qeveria kishte mospajtime

Mediat shtetërore iraniane njoftuan se ‘Asambleja e Ekspertëve’ zgjodhën ajetollah Mojtada Khamenei në postin e ‘Liderit Suprem’. Gjatë ditës ministri i punëve të jashtme të Iranit Abass Araghchi kishte deklaruar se një zgjedhje e liderit s’kishte ndodhur, transmeton Gazeta Metro.


Media shtetërore iraniane nxori një klerik të njoftonte zgjedhjen trashëgimin e Mojtada Khamenei të dielën pavarësisht se mbledhje ishte mbajtur të enjten por nga frika se ai mund të shënjestrohej për eliminimin e kishin shtyrë njoftimin për të dielën sipas raportit të gazetës amerikane The New York Times.

Mojtada ishte një klerik i rangut të mesëm por me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit dhe në kundërshti me traditën iraniane që kundërshton trashëgiminë familjare e zgjodhën pikërisht atë. Ai kurrë nuk ka mbajtur post formal në qeverinë e regjimit islamik.

Nga qeveria gjatë të dielës kishte kundërshti siç ishte kryediplomati Araghchi që mohoi zgjedhjen e tij. Ishte vetë babai i tij që ishte i krahut të ashpër dhe preferonte ta trashëgojë një lider i krahut të ashpër revolucionar, ai sipas raporteve ishte kundër zgjedhjes së birit të tij, pasi kjo do të sillte një strukturë monarkike në regjimin islamik.

SHBA dhe Izraeli kanë paralajmëruar tashmë se Mojtada Khamenei dhe vetë posti i tillë në Iran është i papranueshëm për ta dhe nuk do të hezitojnë ta eliminojnë trashëgimtarin.

Presidenti Amerikan Donald Trump ishte eksplicit të shtunën se çfarë presin nga Irani, që “të dorëzohen pa kushte ose s’do të mbetet askush prej tyre që do të mund dorëzohet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë