Loading…

Irina dhe Bradley përsëri bashkë: Dyshja shfaqet krahë për krahu

  • 16/11/2021 | 13:30

Irina dhe Bradley përsëri bashkë: Dyshja shfaqet krahë për krahu

Dyshja shumë e përfolur në rrjet, Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë nxitur dyshimet për një ribashkim të tyre pasi u panë shumë të afërt gjatë një shëtitjeje.


Ish-partnerët, të cilët kanë së bashku një vajzë katëvjeçare dukeshin mjaft të lumtur teksa ecinin së bashku krah për krah.

Padyshim që ajo që mori shumë vëmendje ishte dhe veshja e tyre. Cooper kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Ndërkohë për daljen e tyre, Shayk kishte zgjedhur për të veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi.

Sjellim në vëmendje se supermodelja dhe Cooper kanë bërë mjaft bujë kur njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare në vitin 2019.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë