Loading…

Irinej kundërshton Vucic’in për Kosovën: Çka falet më s’kthehet

  • 25/07/2017 | 23:19

Irinej kundërshton Vucic’in për Kosovën: Çka falet më s’kthehet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i zënë ngushtë nga kushtet e BE’së për integrim, që lidhen me Kosovën, ka reflektuar për herë të parë, duke thënë se serbët duhet të pranojnë realitetin e ri në Kosovë, dhe të mos pretendojnë se mund ta kthejnë atë. 


Por, presidentit të Serbisë, i ka dalë menjëherë kundër, patriaku serb Irinej, i cili ka thënë se çka dhurohet, humbet përgjithmonë, dhe sipas tij, Kosova nuk guxon të dhurohet.

Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vucic për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”.

“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxon ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb.

LEXO EDHE: Ambasadori amerikan: Do të befasohesha nëse njohja e Kosovës është kusht për Serbinë në BE.  /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë