Loading…

Irkenc Hyka ‘nuk përmbahet’: Kënga e tij e fundit promovon dhunën ndaj femrave

  • 27/09/2020 | 19:12

Irkenc Hyka ‘nuk përmbahet’: Kënga e tij e fundit promovon dhunën ndaj femrave

Këngëtarët tanë asnjëherë nuk mungojnë të sjellin projekte muzikore, e si duket dëshira për të qenë afër me publikun i bën shpesh që të nxjerrin edhe tekste të cilat promovojnë dhunë, fjalë banale, e videoklipe me skena të rënda, shkruan Gazeta Metro.


E fjalët që shprehin dhunën ndaj femrave nga këngëtarët kosovarë tani ka kaluar si duket në rutinë, sikurse të ishte e programuar muzikalisht një gjë e tillë. Së fundmi ishte këngëtari Irkenc Hyka që ka sjellur në tregun muzikor një projekt që mban titullin ‘A kishe zemër’.

Këngë ritmike, me melodi verore pothuajse, por ajo që bie në sy është teksti që herë herë bëhet i vrazhdë, deri kur promovon edhe dhunën ndaj gjinisë femërore.

Një nga frazat e kësaj kënge thotë: ‘Ti fjalet i ke plumb,
Ftyren yll edhe goja llom’, duke shpërndarë kështu grimca të gjuhës së urrejtjes, që bazë ka pamjen e një individi.

Më pas teksti vazhdon: ”Ti don un me ta ves, me shuplaka ra-ta-ta-ta
Besom, i meriton, e ty t’dhez ty ra-ta-ta-ta”.

Këto dy fraza shprehin dhunë në mënyrë të hapur ndaj femrave. E gjatë tërë klipit përkrah Irkencit shfaqet Zaimina, gjithashtu fytyrë publike, e cila si duket nuk heziton që të bëhet pjesë e një klipi që përmban fjalë të tilla.

Tekste të tilla çdoherë kanë zgjuar reagime nga individë të caktuar, e organizata që mbrojnë të drejtat e gjinisë femërore, por këto fakte si duket nuk janë të mjaftueshme për këngëtarët tanë që të ndalin promovimin e urrejtjes, dhunës, dhe fjalëve banale në projektet e tyre.

Mbetet te ju për ta vlerësuar këngën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë