Loading…

Ironi merimangash: ‘Vejusha e zezë’ po zhduket në SHBA pasi po bie pre ‘e vejushës kafe’

  • 15/03/2023 | 23:39

Ironi merimangash: ‘Vejusha e zezë’ po zhduket në SHBA pasi po bie pre ‘e vejushës kafe’

Merimanga më famëkeqe ‘vejusha e zezë’ në SHBA ka një konkurrent që po e ndjek dhe po ushqehet me të, transmeton Gazeta Metro.


Gjetjet e studimit të botuar në revistën shkencore amerikane Annals of the Entomological Society of America kanë hedhur dritë mbi rrjetën e ndërlikuar për rënien e popullatës së merimangave dhe shkakun.

Merimangat ‘vejusha e zezë’ të llojit Latrodectus që njihen si ‘vejusha të vërteta’.  Emri ‘vejusha’ vjen si pasojë nga tendenca tek to që të përfshihen në kanibalizëm seksual, kur pas çiftëzimit merimanga femërore e vret dhe ushqehet me mashkullin. Poashtu, janë vetëm merimangat femra që paraqesin rrezik të mundshëm për njerëzit, edhe pse rrallëherë i kafshojnë njerëzit.

Këto merimanga  luajnë rol të rëndësishëm në ekosistem dhe gjenden kudo në botë. Megjithatë, në një vend numri i tyre po zvogëlohet.

Problemi që si duket po përballet popullata e vejushave të zeza në disa pjesë të SHBA’së është ardhja e species së afërt të njohur si ‘vejusha kafe’, poashtu një specie Latrodectus që gjithashtu është e përhapur nëpër botë. Besohet se origjinën e kanë në Amerikë të Jugut ose në jug të Afrikës.

Besohet se ‘vejushat kafe’ kanë lëvizur aksidentalisht në një tjetër ekosistem, duke u transportuar me anije pa u vërejtur.

Hulumtuesit nga Universiteti i Florida, kanë zbuluar se ‘vejushat kafe’ jo vetëm që po garojnë me ato të zezat, po drejtpërdrejtë i ndjekin dhe i vrasin. Ata e testuan këtë në një habitat të vëzhgueshëm ky dy llojet jetonin krah njëra tjetrës së bashku me merimanga të tjera. Zbuluan se ‘vejushat kafe’ i gjuanin ato të zezat 6.6 herë më shumë se merimangat e llojeve tjera.

Derisa helmi i  ‘vejushave të zeza’ i afekton njerëzit dhe ekziston një gjasë e vogël që është vdekjeprurës për ta, ato ngjyrë kafe paraqesin telash më të vogël. Kjo pasi ato nuk janë në gjendje të injektojnë sasinë e njejtë të toksineve me kafshimin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë