Loading…

Musliu: Vetëvendosja u tregua modeste

  • 21/03/2017 | 19:08

Musliu: Vetëvendosja u tregua modeste

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë me ironi se Lëvizja Vetëvendosje u tregua modeste me sondazhin e publikuar sot.


“Kjo është një vetëkënaqësi e Vetëvendosjes. Të them të drejtën, nuk e di a po bëjnë fushatë apo jo, por besoj se Vetëvendosja është dëshmuar në qeverisje”, ka thënë ajo.

“Mua më befason që paska qenë modeste Vetëvendosja që e ka lënë Lëvizjen e tyre vetëm 3% para PDK-së”, ka shtuar ajo në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje publikoi sot një sondazh sipas të cilit ata gëzojnë përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, duke qenë para PDK-së dhe LDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë