Loading…

Isa Mustafa ‘dorëzohet’ para kohe në Drenas

  • 04/12/2016 | 14:32

Isa Mustafa ‘dorëzohet’ para kohe në Drenas

Në Drenas po zhvillohet sot zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, dhe atje tani ndodhen kryetarët e të gjitha partive pretendente për të fituar këtë garë, përveç kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Isa Mustafa duket ta ketë të qartë se partia e tij nuk ka ndonjë shans për të fituar këtë komunë, e cila në 16 vitet e fundit ka qenë bastion i pakontestueshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

Gazetari i Metro që ndodhet në Drenas, ka bërë të ditur se atje, ndodhen kryetarët e PDK-së, Kadri Veseli, ai i Nismës, Fatmir Limaj, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Nisma dhe AKR po pretendojnë që fillimisht garën ta nxjerrin në balotazh, për të parë më pas mundësitë edhe të fitores. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë