Loading…

Isa Mustafa e fal Vjosa Osmanin: Nuk do ta përjashtojmë nga LDK’ja

  • 26/03/2020 | 00:12

Isa Mustafa e fal Vjosa Osmanin: Nuk do ta përjashtojmë nga LDK’ja

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka deklaruar se Vjosa Osmanin nuk do ta përjashton nga partia, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa ka thënë se pavarësisht se Osmani votoi kundër LDK’së, ai nuk do ta përjashton nga partia dhe do të ulet të flasë me të.

Ai përsëri ka thënë se nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK’së të jenë me LDK’në dhe të votojnë kundër saj.

“Nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK’së të jenë për LDK’në dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK’së. Natyrisht që ne flasim për vendime demokratike brenda LDK’së, por kjo tejkalon këto. Kur merret vendimi sidomos ata që mbajnë pozita të larta brenda LDK’së duhet që të i përmbahen. Nuk po themi se do të marrim masa ndaj deputetëve por do të bisedojmë që të ndalen këto praktika’’, tha Mustafa në T7.

‘’Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që cojnë në vendime kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën”, tha Mustafa.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë