Loading…
Isa Mustafa e fton në takim edhe Fatmir Limajn
  • 19/08/2019 | 09:42

Isa Mustafa e fton në takim edhe Fatmir Limajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka ftuar në takim edhe kryetarin e NISMA’së, Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Metro.


Pas ftesës për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin, Mustafa ka vendosur që ftesë t’i dërgon edhe Fatmir Limajt.

Takimi me Limajn nuk dihet se kur do të realizohet, por Mustafa ka nisur një angazhim që të dialogojë me gjitha partitë politike për koalicione të mundshme parazgjedhore, përpos me PDK’në.

Tashmë dihet se AAK dhe PSD janë shumë pranë një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave pritet të caktohet pas seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet më 22 gusht.

Përndryshe, AAK dhe PSD është e pritshme që jo më larg se nesër, të hënën, të formalizojnë koalicionin e tyre parazgjedhor./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë