Loading…
Isa Mustafa i përjashtoi nga Kryesia Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn: Fillojnë ‘përçarjet’ brenda LDK’së
  • 25/08/2019 | 19:11

Isa Mustafa i përjashtoi nga Kryesia Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn: Fillojnë ‘përçarjet’ brenda LDK’së

Isa Mustafa ka lënë jashtë Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës tre emra që përfaqësonin gjeneratën e re brenda saj, ndërkohë që këtë nuk e ka bërë me shumicën e anëtarëve që i takojnë gjeneratës së vjetër.


Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Driton Selmanaj nuk e kanë gjetur veten në listën që Isa Mustafa e ka bërë për Kryesinë e LDK-së, edhe pse atë e ka zgjeruar me 10 anëtarë më shumë sesa ajo e kaluara.

Burime të Periskopit thonë se të tre këta, që në zgjedhjet e kaluara fituan vota të konsiderueshme për t’u zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë pezmatuar pas përjashtimit që ua bëri Mustafa,shkruan Periskopi.

Ata, siç pohohet, po e shohin këtë si një padrejtësi të madhe që u është bërë dhe nuk janë duke e pranuar lehtë.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

 

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë