Loading…

Isa Mustafa kundër Thaçit: Askush nuk mund të përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandat nga Kuvendi

  • 12/11/2018 | 18:04

Isa Mustafa kundër Thaçit: Askush nuk mund të përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandat nga Kuvendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media pas mbledhjes që ka pasur me kryetarët e degëve të kësaj partie ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se do të vazhdojnë që të kundërshtojnë dukshëm që në bisedimet me Serbinë të negociojë dikush tjetër pa mandat nga legjislativi.

“Ne si LDK kemi konstatuar dhe vazhdojmë të kundërshtojmë se askush nuk mund të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë pa mandat nga Kuvendi i Kosovës. Kjo çështje duhet të mandatohet nga Kuvendi i Kosovës. Është absurde që të ulësh me Serbinë në dialog përderisa ajo është kundër njohjeve të shteteve që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa tha se LDK nuk duhet Presidenti serb, Vuçiq të vendos kushte rreth bisedimeve me Kosovën. Sipas tij. është Kosova ajo që duhet të vendos kushte përderisa Serbia vazhdon fushatën e saj kundër njohjeve të shteteve që kanë njohur Kosovën.

Mustafa, më tutje, ka treguar edhe qëndrimin e LDK-së sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave dhe ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, të dyja këto procese do t’i mbështesin maksimalisht.“LDK do të jetë e përkushtuar me procesin e Projektligjeve në Kuvendin për ndryshimin e mandatit të FSK-së, këtë proces do ta përkrahim po ashtu edhe procesin e liberalizimit të vizave për këtë iu kemi shkruajtur edhe BE-së që ata t’ua mundësojnë qytetarëve që të lëvizin lirshëm nëpër vende e BE-së”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, i pari i LDK-së thotë se për cështjen e vizave, i kanë shkruajtur edhe Merkelit dhe për këtë kanë marr përgjigje të mirë.

“Ne nuk guxojmë të fajësojmë BE-në për vizat por duhet t’i sigurojmë shtetet anëtare veç e veç se Kosova do t’i përmbush të gjitha kriteret, luftën kundër korrupsionit, perspektiven e zhvillimit ekonomik. Në këtë aspekt ne maksimalisht do të përkrahim procesin e liberalizimit të vizave”, shtoi Mustafa

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë