Loading…

“Isa Mustafa më tha se komandantët e UÇK’së do ta vrasin njëri tjetrin dhe ne do ta marrim pushtetin”

  • 03/05/2018 | 11:27

“Isa Mustafa më tha se komandantët e UÇK’së do ta vrasin njëri tjetrin dhe ne do ta marrim pushtetin”

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka vazhduar polemikën e tij me deputetin e LDK-së, Anton Çuni, rreth milionave që janë dhënë për luftën e UÇK-së. Haliti, në Kuvend iu përgjigj Qunit duke thënë se ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Ahmet Krasniqi, por sipas tij, ai si ministër i Mbrojtjes ishte i luftuar nga “segmente të caktuara”.


“I di problemet që kanë qenë, akuza kundër akuza, e kam marrë vesh kush ke qenë pas luftës. Segmente të caktuara e kanë penguar Ahmet Krasniqin. Ahmet Krasniqi është emëruar ministër i Mbrojtjes shumë vonë dhe ka luftu me ato struktura të Qeverisë sepse e luftojshin si ministër të Mbrojtjes”, ka deklaruar Haliti.

Haliti ka thënë se ka pasur bashkëpunim të mirë edhe me ish-presidentin Ibrahim Rugova, me Ahmet Krasniqin dhe shumë të tjerë.

“Sa për ta përkujtuar, unë kam pas raporte me Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin, Shaqir Shaqirin… Me të gjithë kam biseduar, shumë herët, deri te themelimi i Fondit Kombëtar, deri te prishja e këtij fondi. E di shumë mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës… Por nuk dua ta analizoj”, ka thënë Haliti në fillim të fjalimit të tij si kundërpërgjigje ndaj deputetit të LDK-së, Anton Çuni.

“E vërteta është që më është ofru Ahmeti Krasniqin, përmes Shaban Mujës dhe Bilall Sherifit, më kanë thirrë në shtëpinë e Bilall Sherifit. Ahmet Krasniqi s’ka qenë ministër i Mbrojtjes. E mira është që ka pas përpjekje dhe ka pas bashkëpunim. Ka pas edhe hezitim. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Ahmet Krasniqin deri sa është vrarë. Kam bashkëpunuar edhe me zotin Halil Bicaj. Për juve, s’kam ditur as kush jeni”, ka thënë tutje Haliti duke iu drejtuar deputetit Çuni (LDK).
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ia ka kujtuar një deklaratë, që sipas tij, ia ka thënë në Vjenë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, Mustafa kishte thënë se komandantët e UÇK-së do ta vrasin njëri-tjetrin dhe pushtetin do ta merrte LDK-ja.

“Po i referohem një diskutimi në Vjenë nga ish-kryeministri yt. Ne do të organizohemi në atë mënyrë sepse komandantët e UÇK-së do të fillojnë vrasjen e njëri-tjetrit, dhe ne do ta marrim drejtimin e pushtetit”, ka thënë Haliti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë