Loading…

Isa Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat e LDK’së, vendos Albin Kurti

  • 26/03/2020 | 09:04

Isa Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat e LDK’së, vendos Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të tërheq ministrat e partisë që drejton, edhe pse Qeveria është në dorëheqje tani, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa ka thënë se tani ministrat dhe zëvendësministrat që janë nga radhët e LDK’së, do të vazhdojnë punën akoma, por gjithçka mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ose t’i mbajë ose t’i lirojë nga detyra, siç bëri mbrëmë me zv.kryeministrin e parë, Avdullah Hoti.

Ai tha se këtë po e bën pasi jemi në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë COVID-19.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se dje Qeveria Kurti u rrëzuar me 82 vota pro, 33 kundër dhe 1 abstenim.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë