Loading…

Isa Mustafa për LDK e VV: Kemi dallime në pikëpamje ekonomike dhe politika sociale

  • 08/11/2019 | 15:18

Isa Mustafa për LDK e VV: Kemi dallime në pikëpamje ekonomike dhe politika sociale

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa informoi publikun se ai tani do të nisë bisedimet me partnerin e mundshëm e shpjegoi rrjedhën e bisedimeve dhe modalitetet e tyre. Ai tha se nuk janë në fazën e ndarjes së ministrive do të diskutojmë me partnerin tonë të mundshëm. Nuk pres ndonjë kundërshtim nga VV’ja për dialogun, ‘reciprociteti’ qëndron por shtoi se dialogu duhet quar përpara, modalitetet i vendosim, transmeton Gazeta Metro.


Tema e kryeministrit ishte pyetje për Kryetarin Mustafa dhe ai shpjegoi se i përmbahen parimit se kryeministri i takon VV’së, fituesit të zgjedhjeve. Kjo nuk do të thotë që pesha politike nuk llogaritet sipas kryeatrit.

“Ne sot në mbledhje të Kryesisë, u informuar nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizimin e programit qeverisës. Ekipi ynë ka bërë një punë të mrekullueshme në prezentimin e pjesës së programit të LDK’së dhe harmonizimin me programin e VV. Vlerësojmë se është arritur mjaft shumë në harmonizimin e këtij program sin ë zhvillim ekonomik, pjesën e arsimit, shëndetësisë, pjesën sociale. Janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm edhe sa i përket organizimit të Qeverisë dhe mënyrën se si do të funksionojë qeveria. Gjithherë me qëllim që qeverisja e ardhshme të jetë më e fokusuar, më efektive. Ishte pajtueshmëri e Kryesisë që ekipi ynë të vazhdojë edhe më tutje në vazhdimin e harmonizimin e çështjeve që kanë mbetur. Dhe kryesisht në harmonizimin e atyre pikave që nuk kanë gjetur pajtueshmëri ose ato të shtyhen dhe të mos merremi me qeverisjen tonë të ardhshme. Pra kjo është një fazë që kemi kryer deri tani do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve, në takime të nivelit më të lartë ku do t’jem edhe unë në mënyrë që të harmonizohen disa çështja që kanë të bëjnë me investimet, me dialogun me Serbinë, ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme sepse ne llogarisim se në ndarjen e këtyre pozitave duhet të jenë të gjitha pozitat dhe ato t’i  zgjidhim me një marrëveshje të mirëkuptimit sepse ne do të jemi qeverisje 4 vjeçare”, ka thënë Mustafa.

Isa mustafa foli se nuk ishte në rend të ditës  zgjedhja e presidentit tani, por të gjitha çështjet e katër viteve duhet të diskutohen. Këtë çështje duhen zgjidhen tani që pas një viti mos të shkojmë në zgjedhje. Edhe partnerët tanë duhet të kenë vullnet të bisedojnë për këtë. Marrëveshja duhet të ngërthehet në mënyrë të duhur. Tani duhet të merremi vesh për këtë, Presidenti do të jetë temë e bisedimeve siç janë edhe ministrat sqaroi Mustafa.

“Po e shoh që po bëhet shumë zhurmë në media për postin e Presidentit. Në rend dite nuk e kemi çështjen e Presidentit. E kemi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, por po ashtu duhet të diskutojmë mes partnerëve dhe sigurisht diskutohet edhe çështja e Presidentit. Por unë në asnjë rast nuk jam shprehë se unë do të jem i interesuar për postin e Presidentit. Për këtë do të propozojë partia që i takon. Ai propozim do të bëhet në momentin kur bëhet shpallja për zgjedhjen e Presidentit. Por do ta kapërcejmë edhe këtë, sepse nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Kuvendin atëherë me Kushtetutë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.  Sa i përket partnerëve të koalicionit, përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër do ta bëjë kandidimin për president por kurrsesi të bëhet fushatë se dikush do të bëhet President por duhet që marrëveshjen tonë ta mbërthejmë në mënyrë të duhur që nesër asgjë të mos mbetet rrezik në funksionimin e koalicionit qeverisës. Tani do të merremi vesh për President, pra kujt i takon të propozojë kandidatin për President, mirëpo jo kush do të jetë kandidat”, ka thënë Mustafa,

Tema e dialogut do të shqyrtohet nga vet ai në vazhdim të negociatave.’Reciprociteti’ mbetet ideja e Isa Mustafës rreth kësaj çështje, bisedime me kushte nuk do të ketë shtoi po ashtu. Serbia nuk mundet të vendos kushte për dialog./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë