Loading…

Isa Mustafa takohet me Ambasadoren Franceze: Flasin për koalicionin VV-LDK

  • 15/10/2019 | 16:01

Isa Mustafa takohet me Ambasadoren Franceze: Flasin për koalicionin VV-LDK

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafam është takuar me Ambasadoren Franceze, Marie-Chrisine Butel, me të cilën kanë foluar edhe rreth qeverisjes së përbashkët LDK-VV, shkruan Gazeta Metro.


LDK përmes një njoftimi për media, njofton se Ambasadorja e ka uruar Mustafën për rezultatin e kësaj partie në zgjedhje.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel. Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se Mustafa e ka njoftuar Butelin për programin e përbashkët të qeverisjes LDK-LVV.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë”, shkruan tutje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë