Loading…

Isa Mustafa tregon se vetëm ai pyetet në LDK, e jo Agim Veliu e Vjosa Osmani

  • 15/01/2020 | 17:08

Isa Mustafa tregon se vetëm ai pyetet në LDK, e jo Agim Veliu e Vjosa Osmani

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tash e 10 vite po tregon se është personi i vetëm që flet në LDK dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme, shkruan Gazeta Metro.


Menaxhim dhe kontrollim i të gjithë situatës brenda LDK’së tash e 10 vite nga Mustafa, po tregon vetëm një gjë të cilën e kemi parë, qëndrime dhe veprimet nga kjo parti merren vetëm sipas dëshirave të tij.

Kështu sot Mustafa ka thënë se qëndrimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së janë të njohura dhe se oferta e fundit nga Vetëvendosje nuk do të shqyrtohet dhe se ai vendos për këtë.

Kjo deklaratë e Mustafës bie ndesh dhe kundër Vjosa Osmanit e cila tha më herët se oferta e VV’së do të shqyrtohet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së.

Mustafa i ka treguar edhe Agim Veliut se është ai që vendos në LDK, e jo Veliu i cili ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes mbrëmë, kështu duke i rikonfirmuar edhe njëherë ofertën fillestare që dikur kishte Mustafa për Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu Mustafa i pyetur për reagimet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut,  ka thënë se partia e tij është e madhe dhe njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre

Kujtojmë se oferta e fundit që partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kërkuar që pozita e Presidentit, 5 ministri dhe  t’iu kthehet pozita e kryeparlamentarit, që nënkupton se Kurti duhet të sakrifikojë Glauk Konjufcën, njeriun e dytë më të votuar në LV në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Tashmë, janë bërë  100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, dhe nuk ka asgjë konkrete që do të jetësonte një marrëveshje mes tyre, gjithsesi edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se do të drejtohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, pasi Vetëvendosje ende nuk ka dorëzuar propozimin për mandatarin./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë