Kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ishte sot përkrahë kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj. Për Xhemajlajn, Limaj tha se i duhet Drenasit dhe se ky do jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Drenasit.
Ky fjalim u mbajtë në fillim të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit. Ky i fundit është dënuar për krime lufte.
Edhe vet kandidati Isa Xhemajlaj, u tha qytetarëve të kësaj komune se ai është i duhuri për ta udhëhequr këtë komunë, duke pohuar se qytetarët e Drenasit janë lodhur nga keqqeverisja dhe nga mos mbajtja e premtimeve. Ndryshimin, Xhemajlaj ua premtoi me të ardhur në qeverisjen komunale pasi që tha se ‘Drenasi ka nevojë për kryetar që është në shërbim të qytetarëve’.
E në hapje të kësaj fushate mori pjesë edhe Jakup Krasniqi. Drenasi, sipas Krasniqit do të përfitojë nga zgjedhja e Isa Xhemajlaj dhe me të nuk do të ketë ndasi të qytetarëve.
Fushata që ka nisur sot do të zgjas pesë ditë, deri më 4 dhjetor kur edhe do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme./gazetametro.net