Loading…

Ish-ambasadori holandez porosi Kosovës: Mos i humbni miqtë

  • 03/06/2023 | 08:50

Ish-ambasadori holandez porosi Kosovës: Mos i humbni miqtë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, situatën në veri të Kosovës në javën e shkuar e vlerësoi si serioze dhe, sipas tij, Vuçiq është shkaktari i kësaj gjendjeje, ngase ka qenë i detyruar të dakordohej më marrëveshjen është dashur të gjejë rrugëdalje prej saj që të mos marrë përsipër fajin.


Ai, duke folur në RTK, tha se Vuçiq nuk e ka dashur këtë marrëveshje,  sepse ka qenë marrëveshje e mirë për paqen dhe për gjithë rajonin.

Tutje ai kujtoi veprimet e Vuçiqit për të bojkotuar daljen në zgjedhje.

“Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, tha ish-ambasadori Bosch, teksa shtroi çështjen ndryshe, që sipas tij, kjo gjë do të duhej t’i kërkohej Vuçiqit, sepse ai i ka penguar ato zgjedhje, sepse ai dëshiron telashe atje, gjë që ia ka dalë goxha mirë.

Për qasjen e BE-së, Bosch ishte kritik, sepse sipas tij topi është në anën tjetër. Ai shtoi se mund të bëhen disa gjëra për t’u përmirësuar gjendja në veri, derisa shtoi se Policia e Kosovës duhet të largohet nga atje, meqë KFOR është aty.

“Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneqësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, deklaroi Bosch.

Për zgjedhjet ish-ambasadori Bosch këshilloi institucionet e Kosovës që të jenë të mençura.

Qëndrimet e SHBA-së Bosch i vlerësoi si të rënda dhe ishte i befasuar. Ai u rezervua nga spekulimet për analiza mbi situatën në veri të Kosovës dhe refuzoi të hynte në detaje. Megjithatë ish-ambasadori Bosch bëri thirrje që situata të shtensionohet.

Bosch kërkoi nga institucionet e Kosovës që të mos i humbin miqtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë