Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka bërë të ditur se në radhët e tyre është bashkangjitur, Flamur Maloku, i cili ishte pjesë e Vetëvendosjes në të kaluarën, shkruan Gazeta Metro.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka pritur sot Malokun, duke thënë se është vlerë e shtuar për PDK’në.
Maloku ishte larguar nga Vetëvendosja në maj të vitit 2020. Pas largimit, Maloku ka deklaruar se në partinë e Kurtit nuk lejohet mendimi ndryshe, gjë që nuk ka mundur të rrijë më aty.
Postimi i plotë i PDK’së:
Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe ligjëruesi universitar Flamur Maloku. Mirëseardhje në PDK i uroi kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj. Me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, i cili është shpërblyer me disa çmime për vepra letrare, Maloku është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, Flamur Maloku si vëlla i dy veteranëve të UÇK-së, vjen nga një familje atdhetare për të përmbushur planin tonë për rimëkëmbje kombëtare.
Mirë se vjen në shtëpinë tonë të madhe politike!
#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër./gazetametro.net
Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe ligjëruesi universitar Flamur Maloku. Mirëseardhje në PDK i uroi kryetari dhe…
Posted by Partia Demokratike e Kosovës – PDK on Monday, January 18, 2021