Loading…

Ish-anëtari i VV’së akuzon Shpendin se derdhi lot për propagandë

  • 27/02/2017 | 23:29

Ish-anëtari i VV’së akuzon Shpendin se derdhi lot për propagandë

Ish-anëtari i Vetëvendosjes tani koordinator i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos kujdesin ndaj familjes së fëmijëve që u mbytën në gropën e lagjes Kolovica.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Prishtina nuk meriton një kryetar si Ahmeti pasi është një gënjeshtar ordiner.

“Shpend për njëri tjetër të kam njohur. Kam besuar në sinqeritetin tënd kam besuar edhe në lotët e tu që t’i do të ju qëndroje pranë familjes që humbi dy fëmijë për shkak të papërgjegjshmërisë tuaj”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ndonëse ju premtua, familja nuk mori kujdesin.

“Kaluan sa muaj dhe familja nuk mori kujdesin e tuaj ndonëse e kishit premtuar edhe publikisht”, ka shtuar ai.

Ndryshe, në lagjen Kolovica të Prishtinës, në qershor të vitit të kaluar kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila ishte hapur për punime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë