Loading…

Ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova i bashkohet Kadri Veselit (Foto)

  • 08/06/2017 | 13:06

Ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova i bashkohet Kadri Veselit (Foto)

Ish- zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një bashkëpunëtor i afert i Ibrahim Rugovës, dhe ish deputet i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli i është bashkuar Fillimit të Ri.


Ai është pritur në një takim nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili e ka vlerësuar Zenelin për kontributin që ka dhënë për demokracinë në vend për disa vjet. Ai ka graden profesor doktor.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në ekipin e Fillimit të Ri Prof. Dr. Lulzim Zenelin, bashkëpunëtorin e afërt të ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, njëherësh ish nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Fillimi i Ri është platformë qeverisëse për bashkimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie partiake. Ftoj të gjithë intelektualë t’i bashkohen koalicionit të madh, koalicionit të fitores. #FillimiRi”, ka thënë Veseli./gazetametro.net


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë