Loading…

Ish dashnorja e Mbretit Juan Carlos dëshmoi se kryespiuni i Spanjës e kërcënoi atë me urdhër të tij

  • 16/01/2021 | 15:19

Ish dashnorja e Mbretit Juan Carlos dëshmoi se kryespiuni i Spanjës e kërcënoi atë me urdhër të tij

Corinna Larsen dëshmoi në gjykatë se krye spiuni i Spanjës si i dërguar i vet ish Mbretit të Spanjës Juan Carlos e kishte kërcënuar atë dhe fëmijët e saj pas ndarjes nga ai. Sipas saj akjo vinte si rrjedhojë që ajo posedon dokumente të veprimtarisë së biznesit të mbretit dhe oborrit të tij. Ajo shtoi se asaj pas takimit me kryespiunin i kishin lënë në apartament një libër për vdekjen e Princeshës Diana që ajo e pa si kërcënim me vdekje, transmeton Gazeta Metro.


Ish dashnorja dëshmoi për një “moment “ ngjethës në një gjykatë në Madrid kur ajo pretendon se kreu i shërbimeve të inteligjencës spanjolle ka kërcënuar atë dhe fëmijët e saj me urdhër të ish monarkut.

Corinna Larsen tha para gjykatës se Felix Sanz Roldan e takoi atë në Londër pasi lidhja e saj me mbretin mori fund për t’i tërhequr asaj vërejtjen se nëse nuk ndjek udhëzimet e tij ai nuk mund të garantonte për sigurinë e saj. Ajo pretendoi se ajo më vonë u kthye në shtëpi për të gjetur një libër për vdekjen e Princeshës Diana dhe më pas kishte pranuar një telefonatë enigmatike për tunele, që ajo e kuptoi si aluzion për aksidentin fatal të princeshës në vitin 1997.

Këto pretendime erdhën gjatë gjyqit për padinë e shpifjes të nisur nga Felix Sanz Rodan, kreu i inteligjencës nga 2009-2019, ndaj një ish oficeri policie, Jose Manuel Villarejo, ku pretendohet se ai kishte shpifur në një intervistë të 2017’s ku Villarejo kishte thënë se Sanz Rodan kishte kërcënuar me vdekje Corinna Larsen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë