Loading…
Ish-deputet i PDK’së: Lexoni 4 fakte të pa dëgjuara për Sabri Fejzullahun
  • 12/02/2019 | 17:20

Ish-deputet i PDK’së: Lexoni 4 fakte të pa dëgjuara për Sabri Fejzullahun

Axhi Sabri, ikona e muzikës shqipe me mbi 50 vjet karrierë artistike, ku pothuasje çdo këngë e tij është hit, dhe është kënduar nga të gjithë, shkruan Gazeta Metro.


Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ai është edhe aktor, në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij, Gazeta Metro ka zgjedhur disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ka inçizuar mbi 800 këngë, ka gjithsej 14 albume! Si i tillë është i vetmi në trojet shqiptare që ka kaq shumë këngë, madje është idhulli i shumë artistëve tanë të rinj.

2. Sabriu ka qenë edhe deputet! Bënte pjesë në periudhën e parë Legjislative nga viti 2001 deri 2004. Fejzullahu atëherë radhitej në radhën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

3. Është martuar dy herë! Gjatë një interviste ai kishte treguar arsyen pse është ndarë nga gruaja e tij e parë, duke e përmendur se nuk kishin të njëjtin mendim për artin.

“Jam ndarë me bashkëshorten e parë, jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi ynë për artin ishte i ndryshëm”, kishe rrëfyer Sabriu.

4. Shkollimi i tij është paksa i përzier! Ka kryer shkollën e mesme të bujqësisë, ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura, ndërsa për ne mbetet ikona e muzikës shqipe.

Sabri Fejzullahu është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Sabri Fejzullahu ka 2 vajza dhe 2 djem. Është martuar 2 herë. Gruaja tij e dytë quhet Nergjivan (Nera) Fejzullahu. Ka lindur në Besianë me 16 shtator 1943, ndërsa është rritur në Prishtinë./gazetametro.net


Sabriu me famije, me gruan, djalin Ermalin (këngëtar gjithashtu) dhe familjen e tij

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë