Loading…
Ish drejtori i Volkswagen akuzohet nga prokuroria gjermane
  • 15/04/2019 | 23:10

Ish drejtori i Volkswagen akuzohet nga prokuroria gjermane

Aktakuza ngritet një vit pas asaj në SHBA, që e paditi për mashtrim Martin Winterkorn ish drejtorin e Volkswagen, transmeton Gazeta Metro.


Gjermania nuk i ekstradon qytetarët vet, prokurorët e qyteti Braunschweig se kanë akuzuar ish drejtorin dhe katër menaxherë të tjerë që nuk i kanë emëruar dhe nuk është sqaruar se a janë ende të punësuar nga Volkswagen.

Martin Winterkorn është akuzuar për për mashtrim dhe thyerje të ligjit të konkurrencës. Prokurorët thanë se ai aprovoi një përditësim në të panevojshëm në softuerin që fshehte nivelin e lartë të emetimeve të automjeteve dizel të Volkswagen.

Nëse shpallet i fajshëm,  ish drejtorin e presin deri në 10 vjet dënim me burgim.

Volkswagen e pranoi në shtator të 2015’s që mashtroi gjatë testeve të emetimeve në SHBA, pas testeve të kryera nga Universiteti i West Virginias në SHBA./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë