Loading…

Ish-futbollisti i City rrëfen për jetën e tij: Brenda natës shpenzova 150 mijë dollarë dhe bleva Ferrari

  • 14/05/2022 | 09:38

Ish-futbollisti i City rrëfen për jetën e tij: Brenda natës shpenzova 150 mijë dollarë dhe bleva Ferrari

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards i cili tani është analist i futbollit në Sky Sports ka paralajmëruar futbollistët e rinj mbi rreziqet e të pasurit brenda një afati të shkurtër kohor, duke marrë vetën si shembull, transmeton Gazeta Metro.


Micah Richards kontratën e parë profesionale e kishte nënshkruar në vitin 2005 me ‘Citizens’ në moshën 17 vjeçare, duke nënshkruar një kontratë me shuma të majme të parave.

Gjatë një interviste ai fillimisht ka treguar se si kishte mbetur i habitur në një rast tek Manchester City kur kishte marrë pagën, e cila kishte qenë 250,000 mijë funte në muaj.

”Imagjinoni të shkoni nga 500 funte në javë në 5,000 në javë dhe më pas të shkoni nga 5,000 në 50,000. Pastaj ju merrni bonuse, para për paraqitjet e mira. Më kujtohet se një herë isha paguar 250,000 mijë funte në muaj dhe isha në stërvitje, dhe mbeta i shtangur duke parë fletën time të pagave,” tha ai për The Athletic.

Pas pagës së majme 33-vjeçari shpjegon se kishte filluar të blej makina me vlera shumë të larta dhe një shtëpi në Hale e cila i kishte kushtuar tre milionë funte, ku jetonte me disa nga njerëzit e tij më të afërt.

”Kisha një Range Rover dhe një Aston Martin, por mendova, është koha të ia blej vetes një Ferrari, një F430 pastaj një 458 speciale. Pas Ferrarit bleva një shtëpi në Hale tre milionë funte me shtatë dhoma gjumi, ku jetoja me dy vëllezër, dy kushërinj dhe shokun tim më të mirë,” deklaroi ai.

Ndër të tjera Richards vazhdoi të tregonte se si kishte shpenzuar në një natë në Los Angeles, mbi 150,000 mijë dollarë, ndërsa prej nga ajo natë ai kishte vendosur që të ndryshonte mënyrën e jetesës.

”Nata në Los Angeles ishte mbi 150,000 mijë dollarë. Ishte shumë e lartë dhe ne do të hidhnim bakshish por dëshironim gjithashtu edhe shishen më të madhe të shampanjës e cila ishte 100,000 dollarë. Dhe pikërisht në atë moment mendësia ime ndryshoi. Unë kisha rezervuar për të shkuar për një muaj, por u ktheva në shtëpi pas tre javësh, duke thënë, “Nuk mund ta bëj më këtë. Nuk mundem. Do të përfundoj pa para,” përfundoi ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë.

Richards kishte kaluar një dekadë në Manchester City, duke u paraqitur në 245 ndeshje. Ai në vitin 2015 kishte kaluar tek Aston Villa dhe ka luajtur në vetëm 31 ndeshje brenda katër viteve, ku në vitin 2019 kishte vendosur të përfundonte karrierën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë