Loading…

Ish-futbollisti italian: Ronaldo nuk është në mesin e top 5 futbollistëve më të mirë në histori

  • 19/10/2021 | 18:06

Ish-futbollisti italian: Ronaldo nuk është në mesin e top 5 futbollistëve më të mirë në histori

Ish-futbollisti italian ka zgjedhur pesë futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.

Antonio Cassano në një intervistë ka zbuluar pesë futbollistët më të mirë në histori të futbollit sipas tij, transmeton lajmi.net.

Cassano ka injoruar tërësisht Cristiano Ronaldo duke thënë se ai nuk është as në mesin e top pesë futbollistëve më të mirë.

“Jorge Mendes thotë se Topi i Artë i përket Ronaldos? Po, ai është më i miri në histori, “tha Cassano me ironi.

“CR7 nuk është as në pesë të parët, Mendes është një agjent i mirë, komplimente, por nëse po flasim për nivel absolut, Cristiano Ronaldo nuk ka të bëjë me të”.

“Për mua, ai nuk është në top 5. Do të vendosja Lionel Messin, Diego Maradonën, Pelé, Johan Cruijff. Dhe pastaj do ta vendos Ronaldo fenomenin”, tha Antonio Cassano.

Cristiano Ronaldo megjithatë ka fituar Topin e Artë pesë herë gjatë karrierës së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë