Loading…

Ish-gruaja e shkrimtarit legjendar amerikan: Ai ma kërkoi çdo cent që kishte shpenzuar me mua

  • 06/02/2020 | 23:27

Ish-gruaja e shkrimtarit legjendar amerikan: Ai ma kërkoi çdo cent që kishte shpenzuar me mua

Shkrimtarët janë portretizuar shpesh si qenie të çuditshme, jeta personale e të cilëve di të jetë kontradiktore, shkruan Gazeta Metro.

E nëse kontradikta është ajo që i shoqëron shkrimtarët, Philip Roth del të jetë i shquar jo vetëm si autor fiksioni, por edhe në këtë drejtim. Njëra prej grave të tij, kishte thënë për tabloidin Daily Mail, se shkrimtari i njohur i kishte kërkuar çdo cent të shpenzimeve të bëra me të dhe për të.

Bëhet fjalë për Claire Bloom, aktoren tashmë 88 vjeçare e cila në jetën e saj, përveç shkrimtarit, kishte qenë e martuar edhe me producentin e teatrit Hillard Elkins dhe me aktorin Rod Steiger.

Autori i njohur kishte kërcënuar, sipas saj, se do ta padiste për të nxjerrë dëmshpërblim prej 62 milion dollarësh. Ishin letra kërcënimi e inati.

”Por kishte edhe dashuri të madhe mes nesh”, këmbëngul aktorja në një tjetër prononcim për The Telegraph, ”Jam përpjekur ta ruaj shpirtin e asaj dashurie. E kam dashur, e dua ende, dhe do ta dua gjithmonë.

Pas 17 vitesh së bashku, ata ishin martuar, për t’u ndarë vetëm 3 vjet më pas. Siç dihet, autori legjendar nuk kishte reaguar mirë ndaj kësaj ndarjeje.

Ndonëse në ditarin e saj Bloom e përshkruan Rothin si një krijesë të vetmuar e egoiste, të cilës gjenialiteti krijues nuk i justifikon dot sjelljen prej fëmije, pas vdekjes së autorit në vitin 2018, ajo nuk pranoi të thoshte asgjë negative për të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë