Loading…

Ish-kandidatja e PDK’së nxjerrë në shitje fustanin: Paratë do t’i shkojnë për ndihmë rrobaqepëses me kancer

  • 03/11/2019 | 08:59

Ish-kandidatja e PDK’së nxjerrë në shitje fustanin: Paratë do t’i shkojnë për ndihmë rrobaqepëses me kancer

Ish-kandidatja e PDK’së për deptete, Erlira Mullabazi, i ka dalë në ndihmë një rrobaqepseje nga Rahoveci e cila është e sëmurë me kancer, duke nxjerrë në shitje fustanin që ia kishte qepur pikërisht ajo, shkruan Gazeta Metro.


Rrobaqepësja Selvete Haxhimustafa nga Rahoveci është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit, ndërkaq që tani familjarët po bëjnë thirrje për shërimin e saj.

Në shërim të Haxhimustafës, po kontribuon edhe një ish-kandidate për deputete.

Erlira Mullabazi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se fustanin që ia kishte qepur gruaja në fjalë, dëshiron ta shesë që paratë për ndihmë t’i shkojnë asaj.

“Miqtë e mi sot une po e shes fustanin tim që është qepur nga duart e znj.Selvete, të hollat qe do marri nga shitja e fustanit do të shkojnë për ndihmë në shërimin e Selvetes tonë të dashur .
Fustani është me masë 38, i veshur dy herë”, ka shkruar ish-kandidatja e PDK’së.

Postimi i plotë:

Sot dëgjova se zonja Selvetja është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit një lajm që vërtet më ka mërzitur .
Zonjën Selvete e kam takuar para 2 vite, kisha nevojë për një fustan të bukur e i pyeta shoqet se kush mundet të më qepte një fustan për një kohë të shkurt (2ditë) , të gjithë më referuan një rrobaqepëse e ajo ishte zonja Selvete ,ashtu edhe doli, një grua e zonja dhe shumë e aftë me qepi fustanin ashtu si deshta .
Kur u takuam me zonjën Selvete përveq që folëm për fustanin ne folëm edhe për ëndrrat e saja se si kishe dëshirë të hapte një punëtori, e shume plane për të ardhmen .
E sot kur dëgjova për sëmundjen që e ka goditur me theu zemrën ky lajm….
Duke menduar se si mund t’i ndihmojë m’u kujtua fustani që ajo më kishte qepur dhe vendosa që këtë fustan ta shes.
Prandaj miqtë e mi sot une po e shes fustanin tim që është qepur nga duart e znj.Selvete, të hollat qe do marri nga shitja e fustanit do të shkojnë për ndihmë në shërimin e Selvetes tonë të dashur .
Fustani është me masë 38, i veshur dy herë.
Të interesuarit që do ta blejnë fustanin mund të më shkruajnë në messenger.
Ta ndihmojmë zonjën Selveten që t’i kthehet familjes dhe jetës së saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë