Loading…

‘Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë’: Përplasje e ‘egër’ Kollçaku-Zemaj për ekspozitën skandaloze të Gashit

  • 08/04/2026 | 13:03

‘Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë’: Përplasje e ‘egër’ Kollçaku-Zemaj për ekspozitën skandaloze të Gashit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me diskutime të ashpra, shkruan Gazeta Metro


Gjatë diskutimeve u regjistrua një përplasje mes kryetares Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, lidhur me ekspozitën e kontestuar të Shkëlzen Gashit.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, deklaroi se dikasteri i tij nuk ka përgjegjësi direkte për incidentin dhe se ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë. Ai tha: “Nuk ka qenë e drejtë që dikasterit të më është drejtuar gishti për këtë situatë.”

Zemaj iu kundërpërgjigj duke theksuar se Hoti ka mandat ekzekutiv dhe duhet të marrë masa.

“Ju keni mandat ekzekutiv, por masa politike ekzekutive, dhe për me kërku financim nga taksat dhe qëllimin me evidentu, juve ua kanë delegu këtë kompetencë.”

Kryetarja Mulhaxha-Kollçaku ndërhyri duke i thënë “mos vazhdo me bo politikë, të lutem”, teksa debati vazhdoi me akuza reciproke mbi politizimin e temave historike.

Zemaj iu kundërpërgjigj duke ia kujtuar se VV’ja sipas tij shumë tema me rëndësi i politizon e banalizon.

“Qaq shumë po i banalizon temat, sa temat historike i ktheni në çështje politike. Është për keqardhje.”

Ndërsa Mulhaxha-Kollçaku iu përgjigj duke e quajtur Zemajn “për keqardhje”

“Për keqardhje je ti, që po bën politikë me këto tema, po e ndërlidh aty ku s’duhet, se këshilltar i kujt ka qenë. Ju doni me hedhë gurin.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë