Loading…

Ish këshilltari i Kurtit: Serbia po synon të na provokojë si në 2004

  • 10/06/2021 | 17:13

Ish këshilltari i Kurtit: Serbia po synon të na provokojë si në 2004

Ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar në lidhje me liturgjinë që mbajti sot Peshkopi Teodosije në Kishën ortokdse serbe brenda kampusit të UP’së, shkruan Gazeta Metro.


Gashi përmes një postimi në Facebook tha se Serbia në këtë mënyrë po synon të provokojë qytetarët, e që reagimi i tyre më pas të jetë si në vitin 2004.

“Sërbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. atëherë, falë reagimit ‘tonë’, sërbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar ai.

Sot u mbajt një liturgji në Kishën ortodokse serbe që gjendet në oborrin e UP’së, prej vitit 1998. Të pranishëm ishin peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit.

Kjo liturgjë vjen pak ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin serb Aleksandar Vucic.

Pjesë e liturgjisë ishte edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë