Loading…

Ish-këshilltari i Thaçit e quan Kurtin paranojak pas fjalimit në Kuvend: As një liturgji ilegale në Prishtinë nuk ishe i aftë ta parandaloje

  • 11/06/2021 | 15:32

Ish-këshilltari i Thaçit e quan Kurtin paranojak pas fjalimit në Kuvend: As një liturgji ilegale në Prishtinë nuk ishe i aftë ta parandaloje

Adil Behramaj, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur paranojak, shkruan Gazeta Metro.


Në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se arrestimi i Djuricit, ndalimi i trenit serb dhe shëtitja e Thaçit nëpër Ujman kanë qenë veprime të koordinuara.

Por, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër ish-këshilltari i Thaçit, Behramaj, i cili ka thënë se paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës.

Behramaj e ka quajtur Kurtin autonomist në bindje, por dezertor në shpirt.

“Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt. Dikur në vitet 90-ta, njerëzit me të njëjtën logjikë e quanin tradhtar Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij. Nënshtrimi i njerëzve ndaj Serbisë ishte më i madh se gatishmëria e Adem Jasharit për sakrificë sublime! Paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës!”, ka shkruar Behramaj.

Më poshtë poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë