Loading…

Ish-komandanti i FSK’së: Një sulm i mundshëm i serbëve në Kosovë do të ishte vetëvrasje për Serbinë

  • 12/08/2022 | 09:20

Ish-komandanti i FSK’së: Një sulm i mundshëm i serbëve në Kosovë do të ishte vetëvrasje për Serbinë

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se deklarimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për një konflikt të mundshëm me Serbinë, janë ikje e vëmendjes nga mos aftësia e qeverisë për të realizuar premtimet.


Kastrati, në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se për aq kohë sa NATO dhe KFOR-i gjenden në Kosovë kufijtë tokësor dhe ajror janë përgjegjësi e tyre.

“Unë jam habitur që Kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] dy herë radhazi jep deklarata për mediat e huaja që Kosova rrezikohet të hyjë në një konflikt dhe në një formë shpërndan panik tek qytetarët”.

“Kryeministri Albin Kurti është duke parë se po hynë në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë të thellë energjetike, buxheti në përgjithësi është shpenzuar rreth 11 për qind dhe normalisht që duhet ta zhvendos vëmendjen e qytetarëve për mos aftësitë e kësaj qeverie për të realizuar projektet e premtuara dhe jep deklarime të tilla”, tha Kastrati.

Mes tjerash, ish-komandanti konsideron se një sulm i serbëve në Kosovë do të ishte vetëvrasje për Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Rusia është e interesuar që të zhvendos vëmendjen e botës në Ballkanin Perëndimor nga lufta që po bën, kjo nëpërmjet satelitit të saj që është Serbia që të ngritë tensionet në këtë pjesë të kontinentit, posaçërisht në Bosnje dhe Kosovë”.

“Personalisht si ushtarak mendoj që Kosova nuk është e rrezikuar. Edhe NATO ditë më parë e bëri të ditur se nëse Serbia tenton të sulmojë Kosovën do të jetë një gabim shumë i madh. Mendoj se një sulm do të ishte një vetëvrasje për Beogradin”, tha ish-komandanti Kastrati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë