Loading…

Ish komandanti i FSK’së: Ushtria mund të formohet edhe pa Srpska’n

  • 29/01/2017 | 21:18

Ish komandanti i FSK’së: Ushtria mund të formohet edhe pa Srpska’n

Ish-komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e veta operacionale për të qenë një forcë e re ushtarake.


Kastrati madje thotë se institucionet e Kosovës mund ta formojnë ushtrinë e Kosovës edhe pa përkrahjen e Listës Serbe.

Kadri Kastrati

“Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti mund ta bëjnë këtë në bashkëpunim me partneritet ndërkombëtar dhe pa e ndryshuar Kushtetutën. Le t’i mbetet emri Forcë e Sigurisë, por forcës së tanishme t’i jepet misioni ushtarak dhe nga ai mision të dalin detyrat, me armatim dhe pajisje të reja që do t’i duhet që të ecë përpara e të mos rri në një vend siç është duke ndenjur”, tha Kastrati në një prononcim për televizionin publik.

Duke komentuar deklaratat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis për shndërrimin e FSK-së në ushtri, Kastrati tha se ShBA ka qenë mbështetëse kryesore e FSK-së, dhe deklarata e Mattis ka treguar për mbështetjen e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

“Amerikanët që nga formimi i FKS-së kanë qenë partneriteti jonë strategjik dhe mbështetësi jonë në çdo aspekt. Duke filluar nga pajisjet që i kanë dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që ajo të zhvillohet, që të jetë e gatshme që t’i kryej detyrat”, tha Kastrati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë