Loading…

Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali u largua nga UÇK pas 10 ditëve, mund të jetë frikësuar

  • 07/06/2021 | 17:53

Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali u largua nga UÇK pas 10 ditëve, mund të jetë frikësuar

“Vetëm dhjetë ditë ka qenë ushtarë i UÇK’së, e pastaj ka dezertuar. Me siguri ka hequr uniformën e i është bashkuar refugjatët”. Kështu shprehet ish-komandanti i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, Skender Tahiri.


Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, thotë se Sveçla mund të jetë frikësuar, andaj edhe mund ta ketë hequr uniformën e UÇK’së për t’u bashkuar me refugjatët.

“Unë zotin Sveçla e kam takuar gjatë luftës, ai ka qëndruar në zonën tonë vetëm 10 ditë. Ne jemi takuar rastësisht. Por gjatë periudhës e di që ai ka dezertuar dhe ka shkuar diku tjetër. Ai mund ta ketë hequr uniformën e t’i jetë bashkuar refugjatëve. Ka ushtarë që kanë pasur frikë dhe e kanë hequr uniformën i janë bashkuar refugjatëve”, thotë ai.

Tahiri shprehet se nuk i dinë arsyet pse Sveçla pas 10 ditëve është larguar nga UÇK’ja.

“Atëherë ai nuk ka qenë emër publik, tani dy bashkëvendës të ndjerë kanë treguar se ky ka qenë pjesë e luftës. Pas 10 dite unë e di që ai është larguar nuk më kujtohet se si. Lufta fillimisht ka filluar në Drenicë andaj ka qenë krenari bashkimi i çdo qytetari. Por largimi është ndenje e keqe dhe ne e quajmë dezertor të luftës. Ne i kemi pyet shokët se ku mbeti Sveçla, por na kanë thënë se ka ecë. Unë mendoj se nuk e ka vazhduar luftën, me siguri ka pas frikë”, ka deklaruar ai.

Tutje ai është shprehur se drejtësia duhet të merret me dezertorët, e të shoh nëse Sveçla ka operuar diku tjetër pas largimit nga Drenasi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë