Loading…

Ish-kryeministri ende në komë

  • 03/05/2017 | 10:21

Ish-kryeministri ende në komë

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në komë. Kështu  ka konfirmuar zv/ministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini, i cili ka thënë se herë pas herë po tentohet që të zgjohet nga koma.


“Shërbimi shëndetësor është në nivel. Po bëhet gjithçka që është e mundur që të përmirësohet. Sipas informatave që kam ai është ende në komë. Herë pas herë po tentojnë me e zgju. Te shohim tash. Atje është familja e tij”, ka thënë Hyseini.

Tutje, merret vesh qe Hyseini është angazhuar shumë që të kompletohet dokumentacioni dhe të mundësohet që Rexhepi të dërgohet në një nga spitalet në Turqi.

Ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru rreth tri javë më parë.

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK.

Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.

E zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka thënë për Indeksonline se për rastet kur ndonjë pacient duhet të shkoj për trajtim jashtë vendit, secila klinikë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një konsilium të mjekëve në përbërje të 3 anëtarëve që nënshkruajnë në një formularë për pacientët në rastet kur rekomandohet shërimi jashtë institucioneve publike shëndetësor dhe i njëjti formularë nënshkruhet nga drejtori i klinikës përkatëse.

“Shumica e sëmundjeve trajtohen brenda klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përjashtuar rastet e rënda të lëmisë hemato-onkologjisë. Po ashtu dhe të transplantove të ndryshme t organeve për shkak të mungesës së legjislacionit. Po ashtu, së fundmi është reduktuar dukshëm referimi i rasteve kardiokirurgjike dhe kardiologjisë invazive, meqë kardiologjia invazive po punon nga 12 orë në ditë, përderisa edhe kardiokirurgjia ka shtuar numrin e të operuarve”, ka theksuar Qyqalla.

Ndryshe, ish-kryeministri është në gjendje kome që nga 17 prilli, pasi pati dy sulme në tru.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë