Loading…

Ish kryeministri italian nga e majta Renzi i quajti rrena akuzat për fashizëm ndaj rivales Giorgia Meloni, kryeministres së ardhshme

  • 28/09/2022 | 16:36

Ish kryeministri italian nga e majta Renzi i quajti rrena akuzat për fashizëm ndaj rivales Giorgia Meloni, kryeministres së ardhshme

Ishte vet kundërshtari politika nga e majta e qendrës që i përshkroi si ‘’lajme të rreme” pretendimet për fashizmin të drejtuara ndaj kryeministres në ardhje të Italisë, konservatores Giorgia Meloni nga partia Vëllezërit e Italisë, transmeton Gazeta Metro.


Mjaft media botërore dhe institucione si Komisioni Evropian madje paralajmëronin para zgjedhjeve në Itali pasi u mësua se partia konservatore mund të fitojë zgjedhjet reaguan ashpër me akuza të maskuara për ndërlidhje me fashizmin italian. Ku u bazuan ishte një ndërlidhje e lëvizjes së anëtarësisë me parti të të djathtës ekstreme në Itali para shumë dekadash.

Megjithëse, Giorgia Meloni me shumë gjasë kryeministre e re e Italisë ka mohuar fashizmin si ideologji publikisht, ishte përhapur si zjarr qasja se kjo është një fitore e fashistëve, e etiketuar me termin ‘post-fashist’, nga media të respektuara madje.

Në televizionin amerikan që iu qas lajmit të rezultatit të zgjedhjeve në Itali si rikthim i ‘erës fashiste të ngjashme me Musolinin’, u përball me një qasje pa histeri nga vet rivali i Meloni, ish kryeministri italian Matteo Renzi, që vjen nga krahu i majtë i qendrës.

“S’ka kërcënim për demokracinë italiane. Ajo është rivale, unë jam rivali i saj, ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë njëri tjetrin, por ideja se ka rrezik të kthimit të fashizmit në Itali është një lajm i rremë absolut”.

Meloni jo që ka qarë fort kokën për këtë çështje, është deklaruar një herë si individ dhe parti politike dhe ka vazhduar të proklamojë vlerat dhe programin konservator politik. E zjarrtë në këtë detyrë por e saktë dhe precize në vlerat që i proklamon.

“Unë jam Giorgia, një grua, nënë, italiane, e krishterë dhe këtë nuk mund të ma grabisni” ka dridhur majtistët në botë si duket.

Besojmë në “Zotin, familjen dhe atdheun” e thotë shpesh Meloni, siç e thonë të gjithë politikanët konservator në perëndim, asgjë e re mund të thuhet. Politikat e proklamuara nga “Vëllezërit e Italisë” nuk shkojnë përtej të djathtës së qendrës realisht, por si duket e majta sot është aq larg nga qendra sa këto qenkan ekstreme.

Qëndrimet rreth imigrimit ilegal në Itali të Meloni s’dallojnë fare nga politika të sigurisë kombëtare të kufijve. Imigrimi ilegal ka dërrmuar këtë shtet me mbi një dekadë njëjtë sikur Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Por jo sa Italinë që është pika e parë e zbarkimit për këta imigrantë që ka mundësuar lulëzimin e trafikimit me njerëz në shtetet afrikano veriore, deri në rikthimin e fenomenit të skllavërisë moderne siç ishte raportuar në Libi që është në luftë civile.

Një fjalim i qartë nga Meloni se si i sheh politikat moderne dhe se i vlerëson si imponim nga lart poshtë në relacion me Bashkimin Europian, ku Italia si anëtare është ekonomia e tretë më e madhe ka nxitur frikë për euroskepticizëm përsëri por pa shqyrtuar ankesat. Drejt e në akuza.

Fjalimi i saj në tubimin e partisë së saj është përhapur si zjarri në rrjete sociale në internet pas zgjedhjes. Një fjalim i zakonshëm për popullistët e të majtës ekstreme që luftojnë tregun e lirë zakonisht, por edhe për popullistët konservator tashmë që kanë lëvizur më afër qendrës në Perëndim pasi u panë pasojat e një ekonomie globaliste, që u dërrmua nga keqpërdorimi shantazhues i shteteve autoritare si Kina me pandemi dhe Rusia me luftën në Ukrainë ku u ndali gazin e naftën shteteve të Bashkimit Europian.

“Kjo është ajo me çka ballafaqohemi ne sot. Pse konsiderohet familja sot një armik. Pse i frikëson kaq shumë familja? Është një përgjigje për të gjitha çështjet. Pasi na definon, për shkak se është identiteti ynë. Kjo për shkak se gjithçka që na definon sot është armiqësore për ata që sot që do të dëshironin qe ne të mos kishim identitet fare dhe të ishim konsumator skllevër të përsosur. Kështu që ata sulmojnë identitetin kombëtar, identitetin religjioz, identitetin gjinor, identitetin e familjes,. Mua nuk më lejohet të identifikohem si italiane, e krishterë, grua, nënë. Jo. Unë do të duhej të isha qytetari x, prindi 1, prindi 2. Unë duhet të jem numër. Pasi kur të jem vetëm një numër, kur më mos të kem identitet e rrënjë, atëherë do të jem një skllave konsumator e përsosur në mëshirën e spekulantëve financiar. Konsumatori perfekt. Kjo është arsyeja pse ndjellim kaq shumë frikë, pasi nuk duam të shndërrohemi në numra e do ta mbrojmë vlerën e qenies njerëzore, të secilës. Pasi secili prej nesh ka një kod gjenetik të papërsëritshëm, e ju pëlqeu apo jo, kjo është e shenjtë. Do ta mbrojmë. Do ta mbrojmë Zotin, atdheun dhe familjen. Këto gjëra që janë të pështira për ata. Ne do ti bëjmë për ta mbrojtur lirinë tonë pasi kurrë nuk do të shndërrohemi në skllav dhe konsumatorë të thjeshtë në mëshirën e spekulantëve financiarë. Ky është misioni im, për këtë jam këtu”.

Në Suedi triumfoi këtë muaj në zgjedhje poashtu një parti ‘post-fashiste’ siç e quajtën. U vajtua edhe kjo por nuk u shqyrtua. Nuk janë fenomene të papara, ka qeveri të djathta si në Hungari dhe në Poloni, gjatë kohë të proklamuara si kërcënim i demokracisë nga vet Bashkimi Europian. Në Mbretërinë e Bashkuar poashtu gjatë kohë në pushtet është partia konservatore, që u nda nga Bashkimi Europian që lëkundi stabilitetin e bllokut. Britanikët, të majtë e të djathtë, thjeshtë nuk iu pëlqenin politikat ekonomike kryesisht, por është vërejtur qartë se britanikët ishin të zemëruar me mohimin e identitetit kombëtar në politikat BE’së. Nuk pajtoheshin me hierarkinë që ekzekutivi i BE’së kishte hegjemoni mbi parlamentin e tyre.

Johnson në zgjedhjet e fundit që i fitoi kishte retorikë të ngjashme me Meloni ku e votuan si të majtët laburistë e të djathtët konservatorë me shumicë dërrmuese, pasi laburistët lanë përshtypjen se janë kundër identitetit kombëtar. Johnson zhgënjeu pas zgjedhjeve sipas pikëpamjeve konservatore, por jo aq sa për të dëmtuar këtë këndvështrim që vazhdon sot me konservatoren Liz Truss, që pati guximin në ditët e para të veprojë me masa ekonomike të zbutjes së krizës, uli taksat. Një mjet i zakonshëm ‘i djathtë’ për të pasuruar popullatën dhe nxitur investimet. Lejoi edhe shpimin për naftë, sakrilegj i madh kjo. S’brengoseshin fare konservatorët britanik për ankesat e të gjelbërve, i quajtën të shitur te rusët në publik. Shpejt dolën në shesh krahasimi me ish kryeministren Margaret Thacher, thuajse është një ofendim kjo.

Në mendjen e kritikëve të Melonit njerëzit e qytetëruar perëndimor nuk do të duhej të ishin individë me mendim kritik – do të duhej që t’i nënshtroheshin elitës globale. Gruaja e parë kryeministre e Italisë nuk u përgëzua por u akuzua se me vlerësimin e amësisë ajo paska përqafuar patriarkalizmin – sistem shtypës ky sipas kritikëve që duan të rrëzojnë.

Pretendimet e saja u përqeshën nga kjo elitë siç përbuzen zakonisht nga kjo elitë si teori konspiracioni e budallallëqe, por nuk i shpëtoi askujt deklarata kërcënuese ndaj Italisë nga Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, disa ditë para zgjedhjeve që i paralajmëroi italianët se BE ka mjete të ndëshkimit nëse dalin kundër siç i quajti vlerave europiane. Si shpëtoi askujt ironia poashtu se siç i quan Meloni ‘burokratë e Brukselit’ jo të zgjedhur në emër të vlerave demokratike sulmuan një të zgjedhur në zgjedhje të lira demokratike.

Gabim i madh në kalkulim do të duhej të llogaritej kjo qasje e BE’së pasi siç pretendohet kjo vetëm se i ndihmoi Giorgia Meloni t’i fitonte zgjedhjet./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë