Loading…

Ish-kryeministrja kroate i reagon ashpër presidentit të Këshillit Europian, arsyeja qebapat

  • 21/05/2022 | 22:18

Ish-kryeministrja kroate i reagon ashpër presidentit të Këshillit Europian, arsyeja qebapat

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka publikuar dy fotografi, një me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe një me kryetaren e Sarajevës, Benjamina Karic, duke përgatitur qebapë, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Twitter, Michel, ka publikuar fotografi duke përgatitur qebapë. Ai ka thënë se mos më pyetni se cilët kanë qenë më të mirë, ata të Serbisë apo të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ai në fund e ka shkruar ‘Qebapë diplomaci’.

Reagim pati edhe ish-kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

“Nuk është qesharake. Jo, nuk është qesharake”, shkroi ajo.

Përndryshe, Charles Michel ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor, ku ka vizituar Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, derisa pritet që t’i vizitojë edhe shtetet tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë