Edhe Bordi mban përgjegjësi se si ka lejuar një menaxhment të tillë të sjell Telekomin ne këtë rrezik. Telekomi edhe ashtu tashmë është gjunjëzuar nga jo profesionalizmi dhe keq menaxhimi, ka vlerësuar në një prononcim për KosovaPress, ish kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha.
Krye shefi i Telekomit, Agron Mustafa është dashur të mbroj dhe të respektoj marrëveshjen që ka pasur me Z-mobile. Kështu ka vlerësuar , ish krye shefi i Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha. Haxha për “KosovaPress”, ka sqaruar se në janar të vitit 2015, kur Mustafa ka marrë menaxhimin e Telekomit, në atë kohë është bërë edhe padia në arbitrazh për mos respektim të kontratës që PTK në të kaluar kishte bërë me kompaninë Z-Mobile.
“Gjatë kohës nën menxhimin tonë nuk kemi pasur kontest me këtë kompani. Menaxhmenti i PTK-së, ka pasur përgjegjësi dhe ka edhe sot në përmbushjen e vendimeve rregullatorë dhe obligimeve me çdo institucion edhe çdo palë kontraktuese pa marr parasysh kush janë palët kontraktuale. Duhet një profesionalizëm dhe guxim intelektual si dhe sinqeritet njerëzor që të mbrohet një kompani shtetërorë si Telekomi i Kosovës”, tha Haxha, përmes përgjigjeve elektronike.
Ai tha se nuk i di detajet se çfarë ka ndodhur pas largimit të tij nga Telekomi dhe si ka ndodhur që kompania të përfundoj në arbitrazh.
“Unë detalet nuk i di çka ka ndodhe që nga koha kur jam larguar nga PTK, si ka ardhur deri te ndonjë shkelje eventuale, apo ndonjë papërgjegjësi eventual mes palëve kontraktuale, por ajo që është shumë shqetësuese është fakti që një arbitrazh ndërkombëtar ka jap një verdikt kaq të pafavorshëm për Telekomin i cili edhe ashtu tashmë është gjunjëzuar nga jo profesionalizmi dhe keq menaxhimi. Si ish-kryeshef i kësaj kompanie jam shumë i shqetësuar për uljen e vlerës së Telekomit të Kosovës. Kjo që ka ndodhur në këtë rast duhet përgjegjësi, sepse ekzistojnë zyrtaret përgjegjës në këtë rast, menaxhmenti duhet të jap sqarime rreth dështimit në ruajtjen dhe mbrojtjen e Telekomit të Kosovës”, tha Haxha.
Sipas tij, detyrë e menaxhmentit të kompanisë është që të gjeneroj të hyra dhe të kujdeset që kompania të rris vlerën e jo të ndodh e kundërta. Për këtë ai thotë që do të duhej të jap llogari menaxhmenti, pse ndodhi kjo.
“Pra kjo është një dëshmi e dobësive dhe jo aftësisë profesionale të menaxhmentit në mbrojtjen e Telekomit. Nga padia shihet qartë se baza themelore e padis është koha që nuk ka të bëjë me kohën sa ka qenë nën menaxhimin tim. Arbitrazhi është iniciuar në kohën e Agron Mustafës andaj dështimi në mbrojtje, dështimi në zhvillimin dhe thënë me mirë pothuaj falimentimi i PTK-së, është pikërisht mbi drejtorin ekzekutiv, në këtë raste Agron Mustafën. Edhe bordi mban përgjegjësi se si ka lejuar një menaxhment të tillë të sjell Telekomin ne këtë rrezik”, tha Haxha.
Shqetësim tjetër sipas tij është fakti se si kompania që e ka mbrojt Telekomin nuk ka arrit të dëshmojë profesionalizëm në mbrojtjen e Telekomit.
“Menaxhmenti është dashur te jete i përgjegjshëm ne mbrojtjen e PTK-së, jo te jap deklarata publike gjatë procesit te arbitrazhit sepse deklarata te tilla ndoshta kanë mund edhe te përdorën ne dëm pikërisht të Tekeomit në këtë proces“, tha Haxha.
Ndryshe, dje është marrë vendimi i Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit.
Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit, ka marrë vendim negativ për Telekomin e Kosovës, në të cilin vendim thuhet se Telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë, duke përjashtuar interesin e kalkuluar si dhe dhënien e bllokut të numeracionit prej 100 mijë numrave shtesë, sipas kërkesës së Z-mobile dhe vendimit të ARKEP.
Gjithashtu vendimi i Tribunalit thekson se kompanisë Z-Mobile duhet t’i jepen edhe shërbimet e 3G dhe 4G.