Loading…

Ish-kryetari i Bordit: Të prekësh në Trust, si të prekësh në vakëf

  • 25/03/2023 | 14:26

Ish-kryetari i Bordit: Të prekësh në Trust, si të prekësh në vakëf

Ish-kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli, vlerëson se nuk duhet pandikuar lidhur me rënien e vlerës së mjeteve të Fondit Pensional të Kursimeve të cilat janë të investuara nëpër tregje financiare, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur për emërimin e bordit të ri, si nevojë e domosdoshme, Havolli ka komentuar edhe përpjekjet që të kishte tërheqje të mjeteve deri në 30 përqind.

“Unë kam thënë: Për çështje sociale, duart larg nga Trusti. Jam absolutisht kundër. Nuk ka asnjë justifikim. Sipas meje tërheqja mund të diskutohet vetëm nëse në Kosovë do të kishte luftë”, është shprehur Havolli në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Ajo është pasuri e paprekshme. Si thotë populli është si të prekësh në vakëf. Ato janë mjete të njerëzve për moshën e tretë”, ka theksuar ish-kryetari i Bordit të Trustit.

Kujtojmë se Trusti tash e ca kohë ka mbetur pa Bord. Ndërsa thuhet se humbjet brenda ditës janë mbi gjysmë milioni euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë