Loading…

Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Të mos shkatërrohet ky institucion për një grusht votash

  • 26/05/2022 | 16:32

Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Të mos shkatërrohet ky institucion për një grusht votash

Ish-kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli, ka thënë se ky institucion nuk duhet të shkatërrohet, kjo duke iu referuar diskutimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës për mundësimin e tërheqjes nga 10 deri në 30 për qind të të hollave nga ky fond, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Havolli ka thënë se personat që do t’i tërheqin tani paratë do të kenë probleme financiare në kohën e pleqërisë.

“Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike ose për një grusht vota. Do t’i ballafaqoni njerëzit në kohën e pensionit si mos ma keq. Nuk bëhet zgjidhje e problemeve sociale me pronë të huaj. Deputetë ‘JU JENI PËRGJEGJËS’ me hap perspektivë, jo me cenu të drejtën e kursyesve, gjoja se ju po bëni punë të madhe”, ka shkruar ai.

“Nesër kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat: rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndërrohet në lëngatë që s’do ia gjeni ilaçin!”,ka thënë Havolli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë