Loading…
Ish-luftëtari i UÇK’së, Tomor Morina lirohet sot nga burgu
  • 14/08/2019 | 15:23

Ish-luftëtari i UÇK’së, Tomor Morina lirohet sot nga burgu

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet të lirohet sot nga burgu që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Metro.

Kështu po lajmëron avokatit i tij, Naser Raufi, në një prononcim të shkurtër në profilin e tij në Facebook,

“Tomor Morina sot del nga burgu”, ka shkruar Raufi, transmeton Gazeta Metro.

Por, për lirimin e tij sot ka shkruar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacollit.

“Jam i lumtur që Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Gazeta Metro.

Ish-ushtari i UÇK’së është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pas një flet arresti të lëshuar nga Serbia ku dyshohet sipas tyre për krime lufte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë