Loading…
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e zbuluon arsyejen pse Klopp po e injoron Shaqirin
  • 17/03/2019 | 15:05

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit e zbuluon arsyejen pse Klopp po e injoron Shaqirin

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Glen Johnson ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk po luan për shkak të sjelljeve jo të mira.


Mbrojtësi anglez ishte bashkëlojtar me Shaqirin tek Stoke City, derisa ka zbuluar edhe arsyejen se pse futbollisti nga Zhegra nuk po luan as edhe një minutë që nga 24 shkurti.

Ai ka thënë për ‘BBC Radio 5’ se sjelljet e tij jo të mira kanë bërë që ai të injorohet totalisht nga trajneri Jurgen Klopp, përcjell Periskopi.

“Kur gjërat shkonin mirë, ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe luante shumë mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai nuk tregonte cilësitë. Ishte e qartë”, zbuloi Johnson në kohën sa luante bashkë me Shaqirin.

I pyetur nëse Shaqiri është në disponim të keq për shkak se nuk po luan kohëve të fundit, Johnson shtoi: “Ka shumë mundësi që po. Jurgen nuk merret me këtë, i jep fund”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë