Loading…
Ish-ministri Bytyqi i pakënaqur me Nisman: I ‘vendos kushte’ Fatmir Limajt ose kalon në AAK
  • 22/08/2019 | 21:44

Ish-ministri Bytyqi i pakënaqur me Nisman: I ‘vendos kushte’ Fatmir Limajt ose kalon në AAK

Ish-ministri i skandaleve nga radhët e Nisma’s, Shyqyri Bytyqi, është i pakënaqur me partinë dhe shefin e tij Fatmir Limajn, ai po tenton largimin nga kjo parti, shkruan Gazeta Metro.


Bytyqi i ka vënë kushte partisë së tij që të bëjë një koalicion me partinë AAK të Ramush Haradinajt, parti kjo që ishte në koalicion qeverisës deri më tani.

Burimet e Metros kanë treguar se Bytyqi ka vënë kushte,  nëse Nisma nuk bën koalicion me AAK’në ai do të largohet nga kjo parti dhe do t’i bashkohet Ramush Haradinajt.

Dëshira për kalim në AAK, vjen pasi edhe djali i migjës së ish-ministrit Bytyqi, Sylë Bytyqi ka kaluar në AAK.

Bytyqi madje është injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë, po ashtu ai pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij.

Bytyqi i cili njihet për skandalet e shumta gjatë punës së tij si ministër i Arsimit, ku punësoi familjarë, emëroi drejtor në shkolla, largoi zyrtar nga puna e shumë gjëra të tjera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë