Loading…

Ish-ministri dërgon mesazh në një televizion: Biznesmeni nga Prishtina e shpëtoi Radojcicin nga arrestimi

  • 08/12/2021 | 22:31

Ish-ministri dërgon mesazh në një televizion: Biznesmeni nga Prishtina e shpëtoi Radojcicin nga arrestimi

Një ish-ministër në qeverinë e Kosovës ka shkruar një mesazh në T7 se në aksionin e Policisë në veri ku ishte arrestuar zyrtari serb, Marko Djuric, ishte paramenduar të arrestohej edhe Milan Radojcic por që ai u paralajmërua nga një biznesmen nga Prishtina, shkruan Gazeta Metro.


Një ish-ministër i qeverive të kaluar, ka dërguar mesazh gjatë transmetimit të emisionit duke treguar ngjarjen e padëgjuar deri më tani.

“Radoicici ka pasë me u arrestu bashkë me Gjuriqin ne veri te Mitrovicës nga policia e Kosovës, mirëpo ishte lajmëruar nga një biznesmen nga Prishtina që e kishte pasur informatën”, ka thënë ai.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018 kur Gjuriq hyri në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale për të marrë pjesë në një tubim me qytetar që zhvillohej në veri të Mitrovicës. Njësitë speciale të policisë së Kosovës ndërhynë për të shpërndarë tubimin, përdorën gaz lotsjellës dhe arrestuan ish-shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Nën përcjelljen e forcave të shumta të njësive speciale të policisë, Marko Djuric ishte sjellë në Prishtinë në stacionin kryesor të policisë.

Në anën tjetër, SHBA ka vendosur sanksione ndaj grupeve kriminale në veri ku ka përmendur edhe emra të eksponentëve të këtij grupi, e njëri prej tyre është edhe Milan Radojcic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë