Loading…

Ish-ministri i Jashtëm thotë se heqja e vizave është kufizuar me pranimin e planit franko-gjerman

  • 03/02/2023 | 15:55

Ish-ministri i Jashtëm thotë se heqja e vizave është kufizuar me pranimin e planit franko-gjerman

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi po pretendon se disa procese të rëndësishme për vendin janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se anëtarësimi në NATO, Këshillin e Evropës e madje edhe liberalizimin e vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman.

Ai thotë se ky plan nënkupton që Kosova ta krijojë Asociacionin, teksa Serbia të pranojë disa nga elementet e shtetësisë së Kosovës.

“E padrejtë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës e madje edhe liberalizimi i vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman. Kjo marrëveshje nënkupton që Serbia të njoh pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, nënkupton që Kosova të krijojë një Asociacion”, shkruan Selimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë