Loading…

Ish-ministri i LDK’së: Vjosa Osmani u rrit dhe u shkollua në duart e Hashim Thaçit, ky ia siguroi bursat për në Amerikë

  • 26/03/2020 | 21:26

Ish-ministri i LDK’së: Vjosa Osmani u rrit dhe u shkollua në duart e Hashim Thaçit, ky ia siguroi bursat për në Amerikë

Ish-ministri nga rradhët e LDK’së, Astrit Haraqija ka thënë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka shërbyer me vite për Fatmir Sejdiun e Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Metro.


Ai në Debat Plus ka thënë se Thaçi ia ka siguruar bursat Osmanit, që kjo të shkollohet në Amerikë.

“Vjosa Osmani ka qenë me Sejdiun e  Thaçin me vite ku Thaçi është ai i cili ia ka siguar bursat kësaj për shkollim në Ammerikë. Pra kjo është rritur nga këto duar. Kjo gjithmonë kështu ka vazhduar duke tradhtuar”, tha ai.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dje ka votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, bashkë me dy deputetë tjerë të LDK’së, parti kjo që e nisi mocionin e mosbesimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë